Rrjeti më i mirë, tani është edhe më i besueshmi për drejtimin e biznesit tuaj!
Kur kryejmë aktivitetet afariste online, ne jemi të ekspozuar çdo ditë ndaj malware, viruseve dhe spyware, si dhe shumë kërcënimeve të tjera që mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme biznesit tuaj.
Me shërbimin e ri të biznesit, SafeNet OFFICE, janë të sigurta të gjitha aktivitetet tuaja afariste përmes rrjetit fiks të internetit të Makedonski Telekom.
Ju ofron mbrojtje kundër viruseve, malware ose ransomware.
Nuk kërkon instalime dhe përditësime në smartphone ose tablet.
Ai funksionon pavarësisht nga lloji i pajisjes celulare ose sistemit operativ.
Me SafeNet OFFICE, ju dhe punonjësit tuaj mbroheni nga faqet e internetit me përmbajtje të pasigurt dhe nga aktivitetet që mund të shkaktojnë dëme në biznesin tuaj.
Shërbimi është i integruar në rrjetin tonë fiks të internetit. Përdorimi i tij nuk kërkon ndonjë pajisje, softuer ose instalim shtesë.
Pa instalime dhe pajisje shtesë
Abonimi mujor
Po. Nëse jeni të lidhur në internet përmes WIFI nga interneti juaj fiks me pako aktive SafeNet OFFICE, atëherë i tërë trafiku juaj i të dhënave përmes rrjetit fiks të Telekomit është i mbrojtur. Do të thotë, nëse lundroni nga smartfoni, laptopi apo tableti juaj, duke përdorur internet fiks në WIFI, atëherë shërbimi Telekom SafeNet OFFICE ju mbron akoma.
Faqet e pasigurta të internetit përmbajnë rreziqe nga të cilat ju mbron SafeNet OFFICE. Kërcënimet mund të ndahen në këto kategori:
Internet rrjeti fiks i Telekomit edhe më tej është i sigurt, por bëhet fjalë për atë se çka bëni në internet. Për shkak se asnjëherë nuk jeni të sigurt nëse linku ose faqja e internetit janë të sigurta, shërbimi SafeNet OFFICE është këtu për t’ju dhënë mbrojtje shtesë.
Pikërisht, shumë shfletues interneti, si për shembull Google Chrome, tashmë po bllokojnë shumë faqe të pasigurta interneti. Por, shërbimi SafeNet OFFICEkryen kontroll shumë më të madhe dhe në atë mënyrë mund të zbulojë dhe bllokojë numër më të madh virusesh dhe kërcënimesh tjera online.
Shërbimi SafeNet OFFICE i kontrollon faqet ku lundroni vetëm në aspektin e sigurisë dhe ekzistimit potencial të softverit të dëmshëm. Nëse sistemi identifikon rrezik, do të merrni njoftim përmes shfletuesit, por ne nuk i ruajmë askund këto informacione, madje as nuk i përdorim për asgjë tjetër.
Madje edhe kur lundroni të vetëdijshëm vetëm në pjesën e sigurt të internetit, gjithmonë është e mundshme që rastësisht të klikoni në ndonjë link me softver të dëmshëm. Ekzistojnë shumë e më shumë faqe të rrejshme interneti që janë të përgatitura aq profesionalisht, sa që është vështirë të dallohen nga ato origjinale. Me shërbimin SafeNet OFFICE përfitoni mbrojtje të vazhdueshme dhe do të merrni paralajmërime në kohë menjëherë pas detektimit të rrezikut.
Me shërbimin SafeNet OFFICE, përmes përdorimit të mekanizmave të sofistikuar për kontroll dhe filtrim përcaktojmë nëse ndonjë faqe interneti është e sigurt ose jo. Nëse përcaktojmë se faqja e internetit është e rrezikshme, atëherë atë e bllokojmë.