Krahas SafeNet MOBILE ekzistues, , për të gjithë abonuesit në Magenta 1, tani mundësuam shërbim SafeNet HOME,për siguri më të madhe në kërkim nga rrjeti fiks.
Rrjeti ynë është i vazhdueshëm dhe i sigurt. Megjithatë, kërkimi i sigurt në internet, në masë të madhe varet nga ajo që e bëni derisa jeni onlajn. Shkarkimi i softuerit, blerja dhe pagesa e faturave onlajn bartin rreziqe me vete të cilat jo gjithmonë mund t’i vëreni.
Prandaj janë këtu shërbimet SafeNet HOME dhe SafeNet MOBILE – ato në mënyrë automatike e kontrollojnë internet komunikacionin tuaj fiks ose celular dhe menjëherë ju njoftojnë për rreziqet e mundshme.
Ju ofrojnë mbrojtje prej softuerëve me qëllime të këqija, viruseve, vjedhjes së të dhënave personale (fishing) ose sulmit hakerik;
Nuk kërkojnë instalime dhe azhurnime të pajisjeve tuaja;
Funksionojnë pavarësisht llojit të pajisjes ose sistemit operativ.
Shërbimet SafeNet HOME dhe SafeNet MOBILE,të integruara në rrjetin fiks dhe celular të Makedonski Telekomit, në mënyrë automatike i kërkojnë ueb faqet që i vizitoni dhe i bllokojnë kanosjet potenciale, akoma pa ardhur ato në kontakt me kompjuterin tuaj personal, smartfonin ose tabletin.
Kur surfoni në ueb-faqe të sigurt, atëherë as nuk e vëreni se SafeNet HOME dhe SafeNet MOBILE punojnë në prapavijë.
Nëse në mënyrë të pavetëdijshme e braktisni zonën e sigurt dhe hasni në ueb faqe me ndonjë kanosje, atëherë falë këtyre shërbimeve do të merrni njoftim dhe qasja do të kufizohet për shkak të sigurisë tuaj.
SafeNet HOME është shërbim që kujdeset për sigurinë tuaj gjatë surfimit në shtëpi, përmes rrjetit fiks të Makedonski Telekom, pavarësisht nëse jeni lidhur me Wi-Fi apo kabllo rrjeti. Shërbimi mbron të gjitha pajisjet që janë të lidhura në rrjetin fiks të shtëpisë suaj.
Shërbimi është i disponueshëm dhe do të aktivizohet automatikisht për të gjithë përdoruesit e rinj të portofolit aktual Magenta 1, si dhe për përdoruesit e portofolit të Internet & TV dhe Internet.
Gjatë aktivizimit të parë, ju merrni shërbimin për një periudhë promocionale prej 28 ditësh pa kompensim. Pastaj shërbimi tarifohet:
Aktivizimi dhe çaktivizimi i shërbimit SafeNet HOME do të mundësohet përmes aplikacionit Telekom MK.
SafeNet MOBILE është shërbim i cili kujdeset për sigurinë tuaj derisa surfoni në rrjetin celular të Makedonski Telekom. Është në dispozicion për të gjithë abonuesit privat të cilët disponojnë me internet të përfshirë në parapagesë.
SafeNet MOBILE aktivizohet në mënyrë automatike tek të gjithë abonuesit e rinj privat postpejd me internet të përfshirë në parapagesë.
Gjatë aktivizimit të parë të shërbimit fitoni periudhë falas prej 1 muaji. Më pas, shërbimi paguhet 29 denarë në muaj.