Aktivizoni paketën shtesë HBO në MagentaTV dhe shijoni premiera ekskluzive të filmave të suksesshëm, serialeve mega-popullore të vlerësuara me çmime, koncerte, ngjarje ekskluzive dhe përmbajtje dokumentare. Programi transmetohet 24 orë në ditë, kështu që të gjitha seritë kryesore origjinale të HBO janë të disponueshme në të njëjtën kohë me premierën e tyre në SHBA. Të gjitha përmbajtjet janë të cilësisë së lartë, me përkthim në gjuhën maqedonase dhe pa reklama.
Paketa HBO përfshin tre kanale televizive HBO, HBO2, HBO3, si dhe aplikacionin Max.
*Oferta HBO vlen për të gjithë përdoruesit e MaxTV dhe MagentaTV dhe është e disponueshme pa kompensim shtesë duke u aktivizuar vetëm përmes aplikacionit Telekom MK deri më 22.01.2025. Përdoruesit që kanë një paketë aktive HBO para fillimit të ofertës duhet ta aktivizojnë atë përmes aplikacionit Telekom MK për ta ndjekur pa kompensim shtesë deri më 22.01.2025. Pas skadimit të këtij afati, nëse paketa televizive nuk çaktivizohet, do të vazhdojë të tarifohet me çmim të rregullt prej 354 denarë në muaj.
Seriale kult, filma hit, sporte live, reality show, dokumentarë,...e shumë të tjera, Të gjitha në një vend, tani me Max në MagentaTV.
Shkarkoni aplikacionin Max në smartphone, tablet ose laptop dhe shikoni përmbajtjen tuaj të preferuar kudo dhe në çdo kohë.
Për udhëzime më të hollësishme se si të aktivizoni paketën shtesë HBO dhe si të identifikoheni dhe përdorni aplikacionin Max, shihni udhëzuesin.
Paketa HBO është e disponueshme për aktivizim edhe përmes aplikacionit Telekom MK, në seksionin PAKETA
Ju instaloni aplikacionin celular HBO Max në smartphone ose tablet. HBO Max për pajisjet Android disponohet për shkarkim në Google Play Store dhe për pajisjet iOS në App Store.
Ju aksesoni www.hbomax.com nëpërmjet kompjuterit tuaj. Është e nevojshme që kompjuteri të jetë i lidhur me internetin dhe të keni të instaluar një shfletues interneti.
Nëse nuk keni një paketë aktive HBO në MaxTV tuaj, fillimisht duhet të aktivizoni HBO në MaxTV përmes Menu >TV-Paketa ose përmes aplikacionit TelekomMK.
Regjistrohuni në aplikacionin celular HBO Max ose www.hbomax.com:
Aplikacioni celular HBO Max mbështetet në pajisjet e mëposhtme Smart TV: Apple TV 4K, Apple TV HD, Android TV me Android OS 5 ose më të ri, Chromecast, Samsung TV (2016 ose më të ri) dhe LG Smart TV me webOS 3.5 ose më të ri.
Nëse përdorni HBO Max nëpërmjet telefonit inteligjent dhe rrjetit celular, ju lutemi vini re se trafiku i internetit i përfshirë në tarifën tuaj celulare është subjekt i konsumit.