Faturoni në mënyrë elektronike me ENVOICE, nga Telekomi
Futni në përdorim faturimin elektronik në rutinën tuaj të përditshme të punës. Kurseni kohë, para dhe energji, duke ju dhënë mundësinë të veçoheni menjëherë në komunitetin e biznesit.
Aktivizoni ENVOICE dhe thuani lamtumirë faturave në letër dhe dokumenteve financiare, postës së regjistruar dhe korrierëve dhe kontrolloni gjithçka përmes një platforme, të disponueshme për iOS, Android dhe Windows.
ENVOICE përfaqëson një spektër shërbimesh, të zgjedhura me kujdes dhe të dizajnuara për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja për faturim dhe arkëtim, si: faturimi periodik, monitorimi i të gjitha proceseve, dërgesat dhe pagesat.
Gjithashtu, mund të vendosni edhe normat e duhura tatimore, faturimin në valuta të ndryshme të huaja, përmes PayPal, Stripe, Payoneer dhe arkëtimin përmes këtyre platformave ose me karta krediti.
ENVOICE është hapi i parë në digjitalizimin e kompanisë suaj, pavarësisht madhësisë apo aktivitetit të saj. Kjo platformë ueb është e përkryer për operacionet financiare digjitale të freelancer-ve, bizneseve të vogla, tregtisë online, agjencive të sigurimit, etj.
Dorëzimi i faturaveme postë elektronike
Arkëtim online përmes mënyrave të ndryshme
Rapoprte dhe regjistrime të detajuara
Arkëtimnë valuta të ndryshme
Përkujtues automatikë për arkëtim
Menaxhim i lehtë digjital i faturave
Krijimi i ekipeve dhe menaxhimi i përgjegjësive
Cilësime të ndryshme të tatimeve
Brand-ingui dokumentacionit digjital
Shitje e thjeshtësuar në internet
Faturat elektronike do të përmirësojnë punën tuaj, do të rritin efikasitetin dhe do t'ju bëjnë të dalloheni në "radarin" e bashkëpunëtorëve tuaj të mundshëm dhe konkurrencës. Plus, do të keni të dhëna të detajuara financiare digjitale, duke ia lënë të kaluarës faturimin tradicional me letër.
ENVOICE është një zgjidhje e bazuar në ueb e destinuar për përdoruesit e biznesit, që nënkupton që ju keni një kompani të regjistruar dhe një llogari bankare. Për të filluar përdorimin e saj, ju duhet të instaloni një lidhje interneti dhe një shfletues funksional interneti.
Duke aktivizuar një nga paketat e zgjedhura ENVOICE, ju merrni një emër përdoruesi dhe fjalëkalim, të cilat do t'i përdorni për t'u identifikuar dhe për të hyrë në platformë.
Nëse dëshironi që faturat të paguhen me kartë krediti/debiti, ju duhet gjithashtu akses në sistemin e e-commerce (tregtia elektronike) të Halkbank.
Faturat e gjeneruara përmes zgjidhjes ENVOICE mund të paguhen nga marrësi i faturës me kartë krediti/debiti. Përveç pagesës me kartë krediti/debiti, ENVOICE lejon që pagesa të bëhet përmes PayPal, Stripe ose Payoneer. Nga ana e përdoruesit, marrësi merr një faturë elektronike dhe një lidhje me të dhe mund ta hapë atë përmes një shfletues interneti. Duke vepruar kështu, marrësi merr një ndërfaqe, ku janë të shfaqura qartë të gjitha mënyrat në të cilat ai mund të paguajë faturën.
Për të qenë në gjendje të lidhni ENVOICE me PayPal, Stripe ose Payoneer, duhet të keni një llogari të hapur me cilindo nga sistemet e pagesave të listuara. Me rastin e krijimit të faturës dhe para dorëzimit të saj te marrësi, ju mund të zgjidhni se në çfarë mënyre ai, pra marrësi i faturës, do të mund të kryejë pagesën.
Nëse i dërgoni një faturë (faturoni) njërit prej klientëve tuaj në periudha kohore saktësisht të përcaktuara, atëherë me ENVOICE keni mundësinë të krijoni fatura periodike. Me to, përdoruesi e merr faturën përkatëse automatikisht, pa përfshirjen tuaj shtesë, në një periudhë të saktë, pra në një interval saktësisht të përcaktuar. Nëse shërbimi që merr nga ju është i pezulluar për një periudhë të caktuar, ju mund të kapërceni aq fatura sa shërbimi është i pezulluar. Gjithashtu, nëse nuk keni më nevojë për një faturë periodike për atë përdorues, mund të ndaloni procesin e dërgimit të faturave periodike dhe të vazhdoni të dërgoni fatura sipas nevojës.
Me secilën faturë që i dërgoni përdoruesit tuaj, d.m.th., marrësit të faturës, ju mund të bashkëngjitni dokumentacion shtesë nga Dropbox ose Google Drive.