Me tarifën Easy Top bisedo drejt të gjithë rrjetave të vendit, dërgo SMS porosi dhe surfo në celular – gjithçka me super çmim të njejtë prej 3,9 denarë, pa shpenzime për realizimin e thirrjes!
Periudha e vlefshmërisë së çmimit prej 3,9 denarë është sipas shumës së vauçerit të rimbushur.
Si funksionon Easy Top? Shkurt pas rimbushjes së vauçerit në pripejd llogarinë tënde, do të pranosh SMS lajmërim mbi çmimet e reduktuara, me çrast fillon të bisedosh për 3,9 denarë drejt gjithë rrjetave, të dërgosh SMS porosi dhe të surfosh me super çmim prej 3,9 denarë. Këto çmime vlejnë për periudhë kohore prej 30, 7 ose3 ditë, varësisht nga vauçeri i rimbushur. Nëqoftëse skadon periudha e vlefshmërisë dhe nuk rimbush vauçer të ri, atëherë vlejnë çmimet e rregullta: 7,9 denarë/minuta për biseda, 4,9 denarë për SMS dhe 20 denarë/MB për internet.
Zgjidhni tarifën e re Easy Top në numrin falas 1466, duke zgjedhur opcionin 3,9 den. me Easy Top. Oferta është në dispozicion për të gjithë shfrytëzuesit pripejd, pa marrë parasysh modelin tarifor që përdorni për momentin.
Me Easy Talk bisedo me super çmim prej 1 den./min. drejt numrave në Rrethi im! Thirrni lirshëm drejt të afërmëve tuaj, ditën ose natën dhe ndani përjetimet e juaja të përditshme për çmimin më të ulët deri më tash.
Plus, vetëm me Easy Talk, me çdo vauçer të rimbushur prej së paku 150 denarë përfiton 50 vikend minuta falas drejt të gjithë shfrytëzuesve të rjetave fikse dhe mobile të Makedonski Telekom.
Me Easy SMS dërgo SMS porosi super të lira për vetëm 2,9 den., plus përfiton edhe super biseda të volitshme drejt numrave tuaj të preferuar – bisedo për vetëm 1 den./min. drejt numrave në Rrethi im!
Plus, vetëm me Easy SMS përfiton SMS porosi falas me të gjithë shfrytëzuesit e rrjetit mobil të Makedonski Telekom me çdo rimbushje! Rimbush pripejd llogarinë tënde me 100 denarë dhe fito 150 SMS porosi falas me të gjithë rrjetin mobil e Makedonski Telekom për periudhë prej 3 ditësh, kurse me rimbushje prej 150 ose më shumë denarë fito 150 SMS për tërë javën.
Zgjidh menjëherë Easy SMS duke u lajmëruar në 1466!